17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFluks i madh emigrantësh, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Fluks i madh emigrantësh, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Italia është një prej vendeve të Europës që është përballur më rëndë nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm çka ka detyruar Qeverinë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të paktën 6 muaj.

Autoritetet e kanë konsideruar këtë veprim si domsdoshmëri urgjente, dhe gjendja e jashtëzakonshme do tëzbatohet në të gjithë vendin.

Një nga zonat me më së tepërmi emigrant është ishulli i Lampeduzës me rreth 1800 refugjatë që ndodhen në një qendër pritjeje për refugjatët.

“Ka shumë gra me fëmijë të vegjël dhe të mitur të pashoqëruar”, tha drejtoresha e qendrës për migrantët, Lorena Tortorici për TGCom.

Qeveria e krahut të djathtë në Romë dëshiron të arrijë të ndihmojë rajonet jugore të vendit veçanërisht të prekura nga fluksi i refugjatëve më shpejt dhe me më pak burokraci, për shembull duke ndërtuar qendra pritjeje për refugjatët.

Por, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka sjellë edhe reagimin e kritikëve.

Jean-Pierre Gauci, themelues dhe drejtor i organizatës për të drejtat e njeriut Fondacioni People for Change, tha në një intervistë me Deutsche Ëelle-n se Roma po kërkonte një “pretekst” për t’i lejuar vetes, si dhe vendeve evropiane, të ” shkelin detyrimet e tyre ndërkombëtare”.

Sipas medieve në Itali, rreth 2000 emigrantë mbërritën me varka në ishullin italian të Lampedusa, në brigjet e Afrikës Veriore, vetëm gjatë fundjavës së Pashkës.

Qeveria e Giorgia Melonit u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur, por kryesisht pa sukses, vendeve të tjera të BE-së që të tregojnë më shumë solidaritet.

Në Itali prej disa kohësh po diskutohet për ardhjen e mijëra emigrantëve. Ministria e Brendshme në Romë ka numëruar tashmë më shumë se 31000 njerëz që kanë mbërritur në Itali me anije këtë vit, krahasuar me rreth 7900 në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Shumica e emigrantëve që mbërrijnë këtë vit janë nga Bregu i Fildishtë, të ndjekur nga guineasit, nga ata nga Pakistani, egjiptianët, tunizianët dhe refugjatë nga Bangladeshi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat