Një ngjarje dramatike ka tronditur opinionin publik italian: Fakulteti i Bujqësisë në Viterbo është përfshirë nga flakë të mëdha që e kanë shkatërruar plotësisht ndërtesën dhe investimet që ajo përfaqësonte.
Bëhet fjalë për investime me rëndësi të madhe publike, të cilat, edhe kur janë formalisht private, kanë vlerë shoqërore dhe konsiderohen pasuri të përbashkëta.
Kur ato shkatërrohen, humbja nuk është vetëm ekonomike, ajo është edhe humbje për të gjithë shoqërinë.
Nëse universiteti është privat apo publik, në këtë drejtim, nuk ka asnjë dallim.
Ngjarja tragjike në Itali na nxit të bëjmë një pyetje të thjeshtë, por jetike:
Po sikur të ndodhte në Shqipëri?
Kujtojmë se jo më larg se në mars të këtij viti, një zjarr i papritur përfshiu pjesërisht tarracën e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Fatmirësisht, dëmet ishin të kufizuara.
Por nëse një zjarr i ngjashëm do të përpinte një universitet të tërë në Shqipëri, privat apo publik, a do të ishim të përgatitur të përballonim pasojat?
Si do të rikuperohej ky investim madhor në mënyrë që të rikthehej në aktivitet?
Kjo ngre disa pyetje shqetësuese:
-
A janë universitetet publike shqiptare të siguruara?
-
A është e drejtë që shoqëria, studentët dhe familjet e tyre të paguajnë dy herë – një herë për ndërtimin dhe një herë për rindërtimin pas një aksidenti?
A është e arsyeshme që për një shumë simbolike sigurimi – nga 3 deri në 5 mijë euro në vit – të mos garantohet rikuperimi i plotë i një pasurie kombëtare?
Ne e kemi përgjigjen.
Ngjarje si kjo na detyrojnë të reflektojmë thellë mbi rëndësinë e sigurimit të pasurive me vlerë publike, siç janë universitetet, private apo publike.
Ato janë jo vetëm institucione arsimore, por edhe simbole të zhvillimit dhe të ardhmes së një vendi.
Po aq e rëndësishme është sigurimi i përgjegjësisë publike, si dhe sigurimi i stafit dhe studentëve nga aksidentet në ambientet universitare.
Nëse sot flakët do të përpinë një universitet shqiptar, SIGAL INSURANCE GROUP do të ishte aty për të garantuar rikthimin sa më të shpejtë në aktivitet, në një kohë kur askush tjetër nuk do të mundej.
Sepse sigurimi nuk është vetëm një kosto – është një mbrojtje, një garanci, një detyrim ndaj së ardhmes.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al