29.5 C
Tirana
Tuesday, September 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFitch në Monte Karlo: Tregu i risigurimeve në Azi-Paqësor mbetet soft për...

Fitch në Monte Karlo: Tregu i risigurimeve në Azi-Paqësor mbetet soft për vitin 2025

Fitch Ratings parashikon se tregu i risigurimeve në rajonin Azi-Paqësor (APAC) do të mbetet soft gjatë vitit 2025.

Kjo vjen si pasojë e rritjes së kapaciteteve dhe ofertës së mjaftueshme nga retrocesioni.

Situata rrit konkurrencën dhe shton rrezikun e çmimeve të ulëta në një mjedis me rreziqe të ndërlikuara nga katastrofat natyrore dhe rreziqet e reja, duke kërcënuar marzhet dhe fitimet e risiguruesve.

Fitch gjithashtu ka ulur perspektivën globale të sektorit për 2026 nga “neutrale” në “përkeqësuese”, duke paralajmëruar kushte më sfiduese.

Raporti vëren se fitimet në APAC janë ndihmuar nga humbje të lehta nga katastrofat natyrore në fillim të 2025 dhe performanca e fortë e viteve të fundit, çka ka çuar në ulje çmimesh në rinovimet e fundit.

Megjithatë, rreziqet e reja, sidomos ato që lidhen me ndryshimet klimatike dhe motin ekstrem, mbeten shqetësim serioz, pasi mund të shkaktojnë humbje të paqëndrueshme dhe vështirësi në modelimin e rrezikut.

Fitch thekson se risiguruesit në rajon po përdorin kapacitetin e fortë, fitimet e qëndrueshme nga nënshkrimet dhe tregun e rregullt të retrocesionit* për të menaxhuar më mirë portofolët.

Rritja e konkurrencës ka bërë që disa kompani të zbusin kriteret e nënshkrimit për të ruajtur pjesën e tregut, ndërsa të tjerat po ndjekin disiplinë më të fortë në menaxhimin e ekspozimeve ndaj katastrofave.

Përballë klimës së paqëndrueshme, po fiton terren edhe përdorimi i instrumenteve alternative si cat bonds**, të mbështetur nga nisma shtetërore në Hong Kong dhe Kinë për zhvillimin e tregut të ILS.

Fjalorth

*Tregu i retrocesionit është një segment i risigurimeve ku vetë risiguruesit, për të kufizuar ekspozimin ndaj humbjeve të mëdha, kalojnë një pjesë të rrezikut tek risigurues të tjerë. Në këtë mënyrë, pas siguruesve që blejnë risigurim, edhe risiguruesit blejnë retrocesion, duke shpërndarë më tej rrezikun dhe duke rritur qëndrueshmërinë financiare të industrisë.

**Cat bonds janë instrumente financiare në risigurime që mbulojnë rreziqe të mëdha nga katastrofat natyrore, si tërmete, uragane ose përmbytje. Siguruesi ose risiguruesi krijon obligacionin, i cili blihet nga investitorët që vendosin kapital në një llogari të sigurt. Nëse nuk ndodh katastrofa gjatë periudhës së përcaktuar, investitorët marrin mbrapsht kapitalin me interes. Në rast se ndodh katastrofa që plotëson kriteret e bondit, kapitali përdoret për të paguar dëmet, dhe investitorët mund të humbasin pjesërisht ose tërësisht paratë e investuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat