14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFinalizohet platforma për monitorimin e mjeteve në qarkullim/ Dhoma Amerikane: Do ndihmojë...

Finalizohet platforma për monitorimin e mjeteve në qarkullim/ Dhoma Amerikane: Do ndihmojë në sigurinë rrugore

Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor finalizuan projektin e “Monitorimit Interaktiv Digjital”, një platformë që konsiston në monitorimin e mjeteve në qarkullim, duke përdorur teknologji amerikane, përmes analizës së të dhënave dhe implementimit të kamerave të dedikuara për të fotografuar targa automjetesh në mjete lëvizëse.

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj tha se ky projekt do të ndihmojë në rritjen e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e emetimeve të ndotësve në ajër.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithsme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një postim në rrjetet sociale, ndër të tjera shkruan:

“Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi transparent i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë edhe pse duhet të ishin çregjistruar (aktet e amnistive të mëparshme pa kthyer targat), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa ose jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritjen e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!
Investimi përfshin pajisjetë konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin”.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfshirjes të zgjidhjeve inteligjente në shërbimet e qytetarëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat