Një 51-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Fier.
Shkak dyshohet se është bërë mbytja gjatë ushqimit që po konsumonte.
Trupi i pajetë i 52-vjeçarit F.J ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Po ashtu një qytetar po nga Fieri i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Sheq i vogël”, ku mbeti i plagosur 49-vjeçari K.I, i cili ndodhet në spital.
LEXO EDHE: 1 Shkurti, Dita e Sigurimit të Makinave
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e 2 rasteve.