11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"FIBA U16 Eurobasket Tirana 2024", shkëlqen Shqipëria e djemve

“FIBA U16 Eurobasket Tirana 2024”, shkëlqen Shqipëria e djemve

Po zhvillohet në Tiranë Kampionati Evropian “FIBA U16 Eurobasket – Divizioni C” me kombëtaren shqiptare që vijon të shkëlqejë.

Pas fitores kundër Azerbajxhanit, me rezultatin 60-56, Shqipëria triumfoi edhe në sfidën e dytë kundër Maltës, takim i vlefshëm për Grupin A, i zhvilluar në sallën “Feti Borova”.

Adoleshentët e koshit kuqezi, të drejtuar nga trajneri Artur Kasaj, dominuan tërësisht përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga Malta, duke fituar me rezultatin e thellë 88-49 e duke marrë kështu vendin e parë në grup.

Sot Shqipëria U-16 luan ndeshjen e fundit në grup përballë Moldavisë por me dy fitoret e arritura e ka arritur tashë gjysmëfinalen.

Gjysmëfinalet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa të dielën luhet finalja e madhe.

Kujtojmë se përveç Shqipërisë, në këtë kompeticion marrin pjesë edhe Kosova, Azerbajxhani, Moldavia, Malta, Gjibraltari, San Marino dhe Armenia.

Federata ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) i ka besuar Shqipërisë organizimin e Kampionatit Evropian U16 dhe U18 për djem.

Pas përfundimit të ndeshjen në “Feti Borova” më 14 korrik, vëmendja do të zhvendoset më tej në Elbasan, ku në datat 23-28 korrik, do të luhet europiani U18.

Prezent në Elbasan do të jetë edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA EUROPE, Kamil Novak.

Pak ditë më parë, ishte Kombëtarja e Femrave e cila fitoi medaljen e bronzit në “European Championship for small countries”.

LEXO EDHENis bashkëpunimi teknik mes FSHB dhe Federatës Italiane të Basketbollit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat