22.5 C
Tirana
Friday, October 24, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiFerma e mirënjohur nën flakë, një tjetër këmbanë për nevojën e sigurimit...

Ferma e mirënjohur nën flakë, një tjetër këmbanë për nevojën e sigurimit të sipërmarrjeve turistike

Një fermë e njohur, me mbi 20 vjet përvojë në treg, e dalluar për origjinalitetin në shërbim dhe cilësi, u përfshi dje nga flakët, duke pësuar dëmtime të rënda që e shkrumbuan tërësisht.

Ngjarja ka prekur thellë qytetarët e zonës dhe më gjerë, të cilët janë solidarizuar menjëherë me pronarët, duke nisur një fushatë për mbledhjen e kontributeve që synon rimekëmbjen e kësaj sipërmarrjeje të veçantë.

Qendra, një ndër më origjinalet në Leskovik, përfaqësonte një model të suksesshëm në sektorin agroturistik, një sipërmarrje që meriton të ringrihet sa më shpejt.

Edhe pse informacionet ende nuk janë të plota, mbetet për t’u shpresuar që prona të ketë qenë e siguruar.

Sigurimi, siç përvoja tregon, do të ishte skenari më i lehtë i rikthimit në aktivitet për të.

Rëndësia e sigurimit të pronës nga sipërmarrësit

Nëse jo, rasti duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë sipërmarrësit, veçanërisht në fushën e agroturizmit, hotelerisë dhe akomodimit:

sigurimi i pronës është një domosdoshmëri jetike.

Kjo, sepse çdo biznes përballet me rreziqe të paparashikueshme, një shkëndijë elektrike, një përmbytje, tërmet apo zjarr aksidental mund të zhdukë në pak minuta frutin e përpjekjeve dhe kursimeve shumëvjeçare.

Nëse prona do të ishte e siguruar, e gjithë vlera e dëmit do të kompensohej nga kompania e sigurimit, duke i mundësuar sipërmarrësit të rikthehej menjëherë në aktivitet.

Në siguracion përfshihet edhe inventari fizik, i cili gjithashtu mbulohet financiarisht nga siguruesi.

Me një kosto simbolike që shkon deri në 1 euro për metër katror në varësi të riskut dhe mbulimeve, biznesi mund të jetë i mbrojtur plotësisht.

Jeta e pushuesit dhe e punonjësit

Ngjarje të tilla aksidentale, shpesh nuk kursejnë as jetët e pushuesit apo të punonjësve.

Dëmi mund të ishte kolosal, në reputacion dhe në terma ekonomikë, deri në 500 mijë euro për çdo viktimë.

Edhe në këtë drejtim sigurimi merr rëndësi jetike. Sepse përgjegjësinë publike në dëmet në njerëz që ngjarje të tilla të papritura mund të shkaktojnë, e merr po ashtu përsipër siguruesi.

Për një kosto 0.2% të limitit të përgjegjësisë, sigurimi i përgjegjësisë publike i shton prestigj dhe përgjegjshmëri biznesit, përveçse përmbush edhe një detyrim ligjor.

SIGAL si zgjedhja e zgjuar e sipërmarrësve turistikë dhe të strukturave akomoduese

Nëse zjarri, përmbytja apo tërmeti shkaktojnë dëme në pronë, SIGAL.com.al garanton zhdëmtim të plotë brenda 14 ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit të rregullt dhe verifikimi i dëmit.

Siguracionin për përgjegjësinë publike dhe për pronën e biznesit mund të kryhen fare thjeshtë çdo zyrë të SIGAL.

Në Shqipëri, jo vetëm që sigurimet ekzistojnë, por tarifat janë minimale dhe operatorët sigurues, si SIGAL, janë gjigantë dhe garantorë korrektë e plotësisht të besueshëm.

Konform ligjit dhe kontratave të sigurimit SIGAL do t’i gjendet pranë klientit në kohë rekord.

Me vetëm 1 euro për metër katror, mund të sigurosh një shtëpi apo biznes dhe në rast zjarri, dëmin e paguan kompania e sigurimit. Kaq thjeshtë!

Mentaliteti: “Kompanitë nuk paguajnë”

Thënia mosbesuese “kompanitë nuk paguajnë”, duhet të marrë fund.

Kjo thënie përveçse është keqorientuese dhe shpifëse, është pothuajse kriminale.

Gati-gati këto thënie dhe ky mentalitet janë bashkëfajtorë te pamundësia dhe vështirësitë që shumë biznese kanë për t’u ringritur pas fatkeqësish si zjarri, tërmeti dhe përmbytjet.

SIGAL këtij mentaliteti i del përballë:

Le të dalë qoftë edhe një person që e ka pasur pronën e siguruar, i cili të dëshmojë se nuk është kompensuar për dëmin e pësuar.

Nuk do të mundet, sepse nuk ka asnjë rast të vetëm.

Vetëm këtë vit, në 8 muajt e parë të vitit, SIGAL ka paguar më shpejt se kushdo tjetër në rajon mbi 13 milionë euro dëme. Mbi 500 milionë në historikun e kompanisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Andaj ngjarje si këto, duhet të jenë këmbana se sigurimi është garancia më e mirë për mbijetesë, rikthim dhe vazhdimësi.

Siguroni përgjegjësinë publike dhe pronën e sipërmarrjes suaj hotelerike apo akomoduese në SIGAL dhe nëse fatkeqësia vjen pa trokitur në derën tuaj, zhdëmtohu nga SIGAL dhe ringrihu sa më shpejt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat