17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFenonemi 'El Nino' dhe ndryshimi i klimës, si u bë Europa një...

Fenonemi ‘El Nino’ dhe ndryshimi i klimës, si u bë Europa një ‘oxhak vullkani’?!

Korriku është regjistruar si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave. Vala e të nxehtit ka shkaktuar edhe viktima.

Në Meksikë qeveria njoftoi se në katër muajt e fundit u regjistruan 294 viktima.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se planeti po përjeton ‘stuhinë’ e zjarrit. Intensiteti i fenomenit i quajtur El Nino, solli luhatje të rrezatimit diellor, si edhe shpërthime vullkani nënujore.

2023 është viti që do të kujtohet shumë gjatë për shkak të temperaturave të larta”.

Shkencëtarët thonë se atmosfera e mbinxehur nga dioksidi i karbonit dhe gazrat e tjerë e bëri valën e të nxehtit në Evropë 2.5 gradë Celsius më e nxehtë (se do të kishte qenë pa ndotjen e ajrit), në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë 2 gradë Celsius më lart dhe në Kinë 1 gradë më të ngrohtë.

Sipas studimeve të fundit, klima nuk pritet të stabilizohet, ndërsa shtohet se valët e të nxehtit si ato që përjetuam në korrik do të bëhen më të shpeshta. Valët e të nxehtit si të këtij viti në Greqi, Itali, Spanjë dhe disa shtete të Ballkanit ka të ngjarë të përsëriten çdo dekadë, me gjendjen aktuale të klimës, ose do të bëhen shumë më të shpeshta nëse ngrohja globale vazhdon.

Kjo është edhe arsyeja pse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar për një periudhë ekstreme në të cilën kemi hyrë tashmë.

Ndërkohë këtë herë El Niño është shumë i fortë, duke nxitur OKB-në të përshkruajë një “kulm të paprecedentë” të temperaturave të sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut, duke përshpejtuar shkrirjen e akullit në Antarktidë.

Ky fenomen përhapet edhe në Mesdhe, duke shkaktuar temperatura dhe rekorde të papara në shtetet mesdhetare dhe jo vetëm.

Pse duhet të sigurohemi?

Me rritjen e temperaturave Shqipëria është më shumë e ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit.

Siguracionet ruajnë pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimet ndikojnë jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Sigurohu sot. Nesër mund të jetë shumë vonë!

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës në stinën e zjarreve / Ponari: Siguracionet nuk parandalojnë fatkeqësitë, ato paguajnë dëmin financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat