17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Fauci: T’u japim vaksina vendeve më të varfra. Janë të sigurta edhe...

Fauci: T’u japim vaksina vendeve më të varfra. Janë të sigurta edhe për fëmijët!

Për Anthony Fauci, këshilltar mjekësor për Shtëpinë e Bardhë, evolucioni i valës së re pandemike në botë do të varet “shumë nga shkalla e suksesit që do të arrijmë me vaksinat”, me “fazën fillestare” por edhe me “dozën e tretë”.

“Por fatkeqësisht sipas tij në nivel global ka një përqindje shumë të vogël të të vaksinuarve, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo është arsyeja pse SHBA dhe vendet e zhvilluara duhet të marrin përgjegjësinë për dërgimin e dozave të mjaftueshme në ato vende. Përndryshe virusi do të vazhdojë të qarkullojë dhe do të jetë e vështirë të shpëtojmë prej tij”.

Sa i përket imunizimit të të vegjëlve, Fauci shprehet i sigurt dhe se vaksina nuk ka efekte negative dhe është 91% efektive në parandalimin e sëmundjeve. Për këtë arsye, agjencitë rregullatore rekomandojnë vaksinimin e të gjithë fëmijëve.

“Doza e tretë” redukton shumë herë mundësinë e infektimit dhe shtrimit në spital dhe në të njëjtën kohë rrit imunitetin në krahasim me 10 herë ngjitje të virusit dhe rrezikun për t’u prekur nga më të format më të renda të sëmundjes deri në 20 herë.

Prandaj është jashtëzakonisht efektiv në optimizimin e mbrojtjes”. Megjithatë ai nuk është ende i sigurt dhe i qartë nëse do të duhet të vaksinohemi çdo vit por shpreson që doza e tretë të gjenerojë një shkallë shumë më të gjatë të kohëzgjatjes së mbrojtjes sesa ajo e garantuar nga dy dozat”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat