11.5 C
Tirana
Thursday, November 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFatura e "kripur" e përmbytjeve/ Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në...

Fatura e “kripur” e përmbytjeve/ Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët

Ndërsa kemi hyrë sërish në sezonin vjeshtë-dimër i cili shoqërohet me intensitet të lartë të reshjeve të shiut dhe dëborës, të cilat shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese,  edhe këtë vit gjendemi të papërgatitur përballë përmbytjeve për shkak të faturës së “kripur”.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të mungesës së sigurimeve në bujqësi, duke i bërë fermerët të ekspozuar totalisht ndaj kushteve atmosferike dhe pasojave që sjellin ato.

Por çfarë po bëhet për të zgjidhur këtë situatë? 

Kjo nevojë duket se është adresuar edhe pranë Komisionit Evropian, në mënyrë që një pjesë e fondit të planit të rritjes, të shkojë dhe për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit.

“Vërtetë i kemi sistemet të trashëguara të para 90’-ës por mirëmbajtja e tyre është një fond buxhetor i konsiderueshëm që ne nuk e bëjmë dot me fonde vetëm buxhetore dhe ndaj kemi filluar që me WBIF të vendosim prioritete për prefizibilitete  dhe të kemi mundësi që të jemi dhe tek plani i rritjes. Në janar të këtij vitit kemi firmosur të gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor nevojën për të adresuar tek Komisioni Europian që të përfitojmë nga plani i rritjes për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, e cila është po aq e rëndësishme sa infrastruktura rrugore.  Duhet ta shohim përtej mbështetjes buxhetore të një viti apo 4 viteve nga mbështetja buxhetore”.

Nga ana tjetër është nënshkruar dhe një marrëveshje me qeverinë turke për aplikimin e modelit turk të sigurimit në bujqësi.

Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi

Sot, më shumë se kurrë, ngjarjet që vijnë nga ndryshimet klimatike po përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.

Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e breshërit në Shqipëri sinjalizoheshin në 1 në çdo 3 ose 4 vjet, sot episodet e breshërit dhe flasim për një nga ngjarjet e rrezikut më shkatërruese përsa i përket prodhimit, përsëriten çdo vit.

Kjo bën që çdo vit ata të jenë përballë një rreziku potencial që prodhimi i tyre të shkatërrohet në 10-20-30-50 apo 100%.

Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të  çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat