Arrijnë në 1 miliard euro dëmshpërblimet e paguara nga kompanitë e sigurimeve në Greqi për 51 fatkeqësi natyrore, mes të cilave stuhia “Daniel”, përmbytjet në Thesali, zjarret në 2021 dhe 2023, përmbytjet në Mandra, stuhia “Janos” dhe tërmeti i madh i Parnitës në 1999.
Humbja mesatare për çdo fenomen natyror është 18,942€.
Dëmi mesatar më i lartë rezulton nga zjarri në pyje me 46,257 €. Më shumë se dyfishi i dëmit mesatar nga përmbytjet (22,433 €).
Kujtojmë se, vetëm gjatë vitit 2023, sipas raportit “Climate and Catastrophe Insight 2024“, publikuar nga Aon, 398 fatkeqësi natyrore shkaktuan një humbje ekonomike prej 380 miliardë dollarësh (2022: 355 miliardë dollarë), të nxitura nga tërmete të pamëshirshme, stuhi të forta, përmbytje dhe zjarre në mbarë botën.
LEXO EDHE: Katastrofat te dera/ Çfarë duhet të mësojmë nga ngjarjet e fundit në Greqi