11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFacebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë

“Meta” ka thënë se po shqyrtohet mbyllja e Facebook dhe Instagram në Evropë nëse nuk mund të transferohen të dhënat e përdoruesve në SHBA.

Gjigandi i mediave sociale lëshoi ​​paralajmërimin në raportin e tij vjetor të bërë së fundmi.

Rregullatorët në Evropë aktualisht janë duke hartuar legjislacion të ri që do të diktojë se si të dhënat e përdoruesve të qytetarëve të BE-së do të transferohen përtej Atlantikut.

“Nëse një kornizë e re e transferimit të të dhënave transatlantike nuk miratohet dhe ne nuk jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështetemi në SCC (klauzola standarde kontraktuale) ose të mbështetemi në mjete të tjera alternative të transferimit të të dhënave nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, ka të ngjarë të mos jemi në gjendje për të ofruar një numër të produkteve dhe shërbimeve tona më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në Evropë”, u tha në deklaratën e kompanisë “Meta”.

Një zëdhënës i “Meta” tha për CNBC se kompania nuk ka dëshirë dhe nuk ka plan të tërhiqet nga Evropa.

“Por realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe shumë biznese, organizata dhe shërbime të tjera, mbështeten në transferimet e të dhënave midis BE-së dhe SHBA-së për të operuar shërbimet globalisht”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat