17.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaEvropianët kërkojnë sigurinë si element parësor të pushimeve të tyre dhe blejnë...

Evropianët kërkojnë sigurinë si element parësor të pushimeve të tyre dhe blejnë më shumë sigurime

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian të Udhëtimeve (ETC, organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse), 75% e europianëve planifikojnë të udhëtojnë në muajt në vijim, një rritje me 6% krahasuar me vitin e kaluar.

Destinacionet mesdhetare mbeten më të preferuarat, sidomos për ata që kërkojnë diell e plazh, ndërsa udhëtimi me avion po rikthehet si mënyra më e përdorur për të arritur në destinacion.

Megjithëse dëshira për të udhëtuar është në rritje, zgjedhja e destinacionit ndikohet nga një sërë faktorësh të lidhur me realitetin post-pandemik, ku në krye qëndron ndjesia e sigurisë, e cila renditet përpara çmimeve të pëlqyeshme, klimës apo mikpritjes në vendin pritës.

Në këtë kontekst, një raport tjetër, i Allianz Partners tregon se evropianët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi sigurimeve të udhëtimit: 51% duan të mbulojnë të papriturat, 46% kërkojnë mbrojtje ndaj anulimeve dhe 38% përfshijnë mbulimin shëndetësor.

A është kjo praktikë e mundur edhe në Shqipëri?

Me SIGAL përgjigjja është “Po!”.

Nëpërmjet një kombinimi fleksibël të policave të sigurimit – për shëndetin, asistencën rrugore, humbjen e bagazheve, anulimin e udhëtimeve, teleshëndetin apo sigurimin e banesës gjatë mungesës – SIGAL ofron mbrojtje të plotë për çdo rrethanë të pushuesit.

Me një përvojë 26-vjeçare në treg, kompania ofron shërbime të aksesueshme nëpërmjet telefonit, internetit, pikave fizike apo edhe përmes agjencive turistike.

Nëse po planifikon të sigurosh pushimet e tua: 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në SIGAL UNIQA – Kompania nr.1 e sigurimeve !

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat