Pasi preku nivelin më të ulët historik, euro e ka mbyllur javën sipër nivelit të 100 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, po këmbehet mesatarisht me 100.19 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që prej datës 5 gusht, shkruan A2 CNN.
Në forcimin e euros ndikim kanë pasur ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Prej muajit maj, banka qendrore ndërhyri me blerje direkte në tregun valutor për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit.
Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.