Kombëtarja shqiptare barazoi 2-2 me Kroacinë dhe pas dy ndeshjesh në Euro 2024 numëron 1 pikë, aq sa edhe kombëtarja tjetër ballkanase.
Por cilat janë shanset e Kombëtares së Shqipërisë për të kaluar në fazën e 1/8 të këtij Europiani, duke marrë parasysh se rivalët big të grupit, Italia dhe Spanja, sfidojnë njëra-tjetrën nesër në mbrëmje?
Dy skenarët:
Skenari 1: Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)
1-Spanjë 6
2-Shqipëri 4
3-Kroaci 4
4-Italia 3
Skenari 2: Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)
1- Itali 6
2- Shqipëri 4
3- Kroaci 4
4- Spanjë 3