Sipas ISHP, 3 janë zonat më të prekura deri tani, Fieri, Lushnja dhe Kurbini.
Bëhet fjalë për një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, i përhapur zakonisht nga mushkonjat. Ajo varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja nga 3 deri në 6 ditë.
Emri i virusit rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua.
Rreth 80% e rasteve të transmetuara tek njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat, ato janë shumë të ngjashme me gripin.
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, në rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.
Simptomat:
– temperaturë të lartë,
– dhembje të forta të kokës, syve, shpinës,
– dobësi dhe paralizë të lehtë,
– simptoma gastrointestinale,
– çorientim,
– të dridhura,
– konvulsione,
– puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,
– humbje progresive të koordinimit të muskujve
Si mund të trajtohet?
Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes.
Në qoftë se keni ndonjë prej këtyre simptomave rekomandohet që të konsultoheni me mjekun e familjes.