3 viktima shkaktoi javën e shkuar shkulja e një peme si pasojë e erërave të forta në Veri të Republikës Federale Gjermane.
Kjo ngjarje fatkeqe na jep dy sinjale: në Evropë po qarkullojnë erërat e forta. Sinjali i dytë është ai i ekzistencës dhe nevojës për një siguracion të posaçëm, shtesë për banesat dhe pronat, për sigurimin nga stuhia.
3 euro për 1000 euro shumë për të cilën kërkohet mbulimi, ose 0.03% e vlerës së shumës totale që kërkohet si mbulim është primi i cili i shtohet çmimit të siguracionit bazë të pronës apo banesës.
SIGAL Insurance Group është kompania që e ofron në Shqipëri këtë lloj siguracioni, bashkë me garancitë e plota si paguesja kryesore e dëmeve të siguruara në pronë.
Më shumë se sa 1 në 3 dëme të siguruara në pronë në industrinë e sigurimeve i paguan SIGAL INSURANCE GROUP.
Sipas raportit zyrtar të AMF, 60,146,000 Lekë u paguan vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026, janar dhe shkurt, përkatësisht 35.18% të të gjithë industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë 8 kompani.




