7.5 C
Tirana
Sunday, November 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetErdhi dimri i “vërtetë”/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Erdhi dimri i “vërtetë”/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi Shqipëri pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

 

Depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.

LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.

 

Për ditën e hënë moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare (situatë meteorologjike në prag të kalimit të kësaj qendre të presionit të ulët).

 

Për ditën e Martë dhe deri ditën e Premte (dhe jo vetëm pasi edhe për ditën e Shtunë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike) moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura.

 

Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra kryesisht për ditën e Martë dhe të Enjte dhe zonën e qendrës dhe jugu.

 

Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

 

Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.

 

Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

 

Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

 

Gjithashtu për ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat