15.5 C
Tirana
Wednesday, March 18, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEra e fortë riaktivizon zjarrin në Pogradec, siguracionet që duhen njohur

Era e fortë riaktivizon zjarrin në Pogradec, siguracionet që duhen njohur

Pasditen e sotme një vatër zjarri shpërtheu në njësinë administrative Proptisht, në Somotinë. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, inspektorë të pyjores, administrata e njësisë dhe banorët lokalë për të izoluar zjarrin.

Kjo vatër u rikativizua për shkak të erës, ndërsa grupet e punës vijojnë përpjekjet për ta fikur dhe për të parandaluar përhapjen e saj.

Dy siguracionet që na vijnë ndërmend:

Sigurimi i ullishtave, agrikultura

Sigurimi i pronave dhe banesave

Ullishtat janë një kulturë e sigurueshme. Në shumë raste sigurimi është mënyra më e zgjuar për të mbrojtur një investim që kërkon vite pune dhe shpenzime. Nëse në një ullishte investohen 100 njësi, një zjarr mund ta kthejë gjithçka në 0 njësi brenda pak orësh. Morëm shembull ullishtat, por kjo vlen për çdo kulturë agrobujqësore. SIGAL Insurance Group për rreth 3% të vlerës së investimit, i jep mundësinë investitorit që pas një dëmi nga risqet e shkruara në kontratë, të rikthehet sërish në 100 njësi.

Sigurimi i banesës në rrethinat e Pogradecit, sidomos për rrezikun bazë, që është rreziku nga zjarri, kushton fare pak. Për të siguruar shumën 10,000,000 Lekë, për rreziqet: zjarr, tërmet, rrjedhje tubacionesh, përgjegjësi ndaj fqinjit, ambiente të përbashkëta, me 90% të shumës së siguruar mbulim nga SIGAL, kjo paketë, që njihet si paket GOLD e sigurimit të pronës, kushton vetëm 8 mijë Lekë/vit. Vetëm 5 mijë Lekë do të kushtonte me mbulimin bazë, atë të riskut nga zjarri.

38.61% të dëmeve në pronë, të paguara nga tregu i sigurimeve përgjatë vitit 2025, i pagoi SIGAL Insurance Group, konkretisht 1,091,000,000 Lekë, ose 11.36 milionë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat