Emigrimi është një sakrificë e madhe, që me qindra e mijra shqiptarë, brez pas brezi, e kanë bërë për një jetë më të mirë, për veten dhe pasardhësit.
Por, a e dini që ndërsa ndërton të ardhmen tënde jashtë vendit, ti mund të kthehesh në vendlindje e të kesh një pension evropian?
Me një normë kthimi 4.55%, kursimet e tua rriten gradualisht, ndërsa ti fokusohesh te jeta, puna dhe familja jashtë Shqipërisë.
Kur je jashtë, ti mund të ndërtosh pensionin tënd evropian në Shqipërinë tënde. Mjafton të trokasësh te Fondi i Pensioneve SIGAL, atje do të të detajojnë gjithçka.
Sa përfiton?
Nëse sot je tridhjetë vjeç dhe qëndron tridhjetë vjet në emigrim, mund të kontribuosh 200 euro në muaj pension privat te Fondi i pensioneve SIGAL, në SIGAL Invest.
Për 30 vjet, sepse ti do të jesh në moshë pensioni 60 vjeç dhe sipas ligjit mund ta tërheqësh 5 vjet më herët nga sa mosha ligjore, sa do të jenë fitimet e tua?
Me 200 euro në muaj, për 12 muaj, për 30 vjet, totali yt i kontributit do të jetë 72 mijë euro, por ndërkohë ke përfituar nga interesi i përbërë, paratë e tua janë shtuar edhe duke fjetur: plot 81,200 euro ke fituar përmbi kontributin.
153, 200 euro do të jenë në llogarinë tuaj në ditën e daljes në pension, të cilat:
- Ose mund t’i tërhiqni cash duke paguar tatimin për fitimin,
- Ose mund ta shtrini për 2 vjet si pension mujor dhe pastaj ta tërhiqni të plotë e të patatuar shumën e plotë,
- Ose ta shtrini në 10 vjet si pension mujor: 1277 euro në muaj, si një evropian që jeton me nevoja të përmbushura në vendlindjen e tij.
Fondi i pensioneve SIGAL, në SIGAL INVEST, është Evropa në Shqipërinë tënde.




