5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEnde në rindërtim, 5 vjet nga tërmeti i 26 Nëntorit, nga buxheti...

Ende në rindërtim, 5 vjet nga tërmeti i 26 Nëntorit, nga buxheti vijojnë të dalin para

Nga “asnjë gjurmë nga tërmeti” te “të gjithë në shtëpi të reja”, herë me afate “brenda pranverës” apo “jo më larg se vjeshta”… gati pesë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, rindërtimi do të vijojë edhe për ca kohë. Së fundmi qeveria i ka shtuar edhe 5 miliardë lekë të tjera procesit.

 

Gati pesë vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, rindërtimi është ende larg përmbylljes. Pas dhjetëra aftësh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur në dispozicion të procesit 5 miliardë lekë të tjera, shkruan A2 CNN.

 

Kjo shumë tejkalon përllogaritjet edhe Qeverisë së Shqipërisë për “rreth 1 miliardë euro nevoja”.

 

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit, nga buxheti i shtetit kanë dalë 7.2 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Kjo shumë është sa 78% e buxhetit total të këtij viti.

 

Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit rreth 104.5 miliardë lekë totalin e fondeve dedikuar “rindërtimit”.

 

Shuma e lartë u detyrua të dalë nga buxheti i shtetit pasi një pjesë e mirë e fondeve të premtuara në “Konferencën e Donatorëve” nuk u arritën të merreshin.

 

Që nga viti 2020, kur nisi procesi e deri më tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2,250 banesa individuale dhe 4,500 apartamente.

 

Deri në fund të vitit planifikohet të përmbyllen punimet edhe në 105 pallate në ndërtim për të shënjuar kështu fundin e “Rindërtimit pas tërmetit.”

 

LEXO EDHEPyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat