Një 21-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.
Mësohet se viktima, shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.