8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEMRI/ 54-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht në punë

EMRI/ 54-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht në punë

Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Frascineto, një zonë pranë Cosenza-s.

Viktima është një 54-vjeçar i quajtur Edison Malaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai u dëmtua rëndë nga një pllakë betoni që ra nga një vinç.

Malaj ishte në punë së bashku me disa kolegë të tjerë kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar, pllaka e betonit që transportohej ra duke goditur direkt 54-vjeçarin.

Ndërhyrja e ekipit të emergjencës ishte e padobishme. Ai kishte marrë dëmtime shumë të rënda duke humbur menjëherë jetën.

N lidhje me rastin janë vënën nën hetim tre persona. Ata janë thirrur për t’u pyetur për vrasje nga pakujdesia dhe neglizhencë në punë.

Për të hedhur dritë më shumë mbi këtë ngjarje janë marrë edhe disa kamera sigurie.

LEXO EDHE: Siguria në punë, kultura që na mungon/ Humb jetën punonjësi 35-vjeçar, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat