14.5 C
Tirana
Friday, October 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreEmisioni “AJO” sugjeron blerjen e Jetë Plus me Cash në SIGAL: Lufta...

Emisioni “AJO” sugjeron blerjen e Jetë Plus me Cash në SIGAL: Lufta me kancerin fitohet dhe kërkon aleatë strategjikë

Rastet e tumoreve në Shqipëri po rriten çdo vit dhe sëmundja është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë sonë. Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve përballë kostove të larta të trajtimeve mjekësore, SIGAL Insurance Group ka ideuar një produkt unik që nuk i lë të vetëm përballë sfidës: Jetë Plus me Cash (Siguracioni Anti-Tumoral).

Ky siguracion garanton pagesë të menjëhershme Cash në rast diagnostifikimi me tumor. I siguruari zgjedh vetë shumën e mbulimit, nga 5,000 deri në 50,000 euro, dhe mund ta përdorë sipas nevojës për trajtimin apo kujdesin e tij shëndetësor.

Kush mund të përfitojë?

Siguracioni i dedikuar anti-tumoral, Jetë Plus me Cash në SIGAL, mund të merret nga çdo individ deri në moshën 80 vjeç, me kusht që nuk është aktualisht në ekzaminim dhe nuk është diagnostikuar më parë me sëmundje tumorale.

Mjekët theksojnë se përhapja e sëmundjeve tumorale nuk është më e kufizuar vetëm te një grupmoshë, ndaj mbrojtja financiare është e domosdoshme për këdo.

Zëri i ekspertit

Kushdo që dëgjon fjalën ‘kancer’ mendon se sigurimi nuk do të ndihmonte, sepse kanceri është i pashërueshëm. Por kjo nuk është e vërtetë. Kanceri trajtohet dhe shërohet, me metoda shumë të avancuara në spitale në Europë,” – shprehet znj. Milena Merjemaj, Drejtore e Produkteve të Shëndetit në SIGAL Insurance Group.

“Polica e sigurimit të SIGAL-it e ndihmon individin, sepse e dëmshpërblen menjëherë në rast diagnostifikimi. Ai merr shumën për të cilën është siguruar — qoftë 10 mijë apo 50 mijë euro dhe mund të zgjedhë vetë spitalin ku do të trajtohet, pa frikën e kostove të larta që kërkon shërimi nga një sëmundje kaq sfiduese e këtij shekulli,” shton ajo.

Si mund të merret?

Ky produkt është i publikuar në faqen zyrtare të SIGAL-it. Çdo individ mund të hyjë, të kërkojë ‘Jetë Plus me Cash’, të shënojë moshën e vet dhe të anëtarëve të familjes dhe të përllogarisë shumën që duhet të paguajë. Ne të gjithë nuk duam të dëgjojmë emrin e kësaj sëmundjeje, por të qëndrosh i pasiguruar financiarisht sot është një vendim jo i zgjuar, përballë faktit se numri i të prekurve po rritet ndjeshëm,” vijon znj. Merjemaj.

Çmimi dhe përfitimet

Çmimi vjetor i siguracionit fillon nga vetëm 30 euro për person dhe ndryshon në varësi të shumës së mbulimit që zgjedh individi. Paketa është menduar për të gjitha shtresat ekonomike, ndërsa përfitimet që ofron në rast diagnostifikimi janë të pakrahasueshme.

Në një moment të tillë, pagesa e menjëhershme Cash ndihmon që i siguruari të përqendrojë të gjitha energjitë fizike, emocionale dhe psikologjike në mposhtjen e sëmundjes.

Jetë Plus me Cash nga SIGAL është më shumë se një sigurim është aleati strategjik që ju jep forcën, qetësinë dhe sigurinë financiare në luftën kundër tumorit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat