16.5 C
Tirana
Saturday, November 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEmergjencat Civile thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet. Por asnjë...

Emergjencat Civile thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet. Por asnjë fjalë për sigurimin nga fatkeqësitë!

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara dhe të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore si reshjet me inensitet të lartë, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe të tjera situate që kërkojnë koordinim dhe reagim të shpejtë.

Por çfarë ka realizuar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të përballuar emergjencat apo për t’i parandaluar ato?

Deri tani janë realizuar takime me prefekturat dhe bashkitë, mbi masat që duhet të marrin brenda territorit të tyre. Ju kemi kërkuar vlerësim të zonave me rrisk ngapërmbytjet, rrëqitjet e tokave dhe orteqeve, bazuar dhe në vlerësimin kombëtar të riskut. Bashkitë më të ekspozuara ndaj këtyre risqeve janë Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Ju kemi kërkuar monitorimin e vazhdueshëm të infrastrukturës kritike me rrezik për përmbytje siç janë digat, rezervuarët, pritat dhe argjinaturat. Ju është kërkuar ngritja e sistemit të paralajmërimit të hershëm për monitorimin dhe njoftimin në kohë të qytetarëve.”

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, thirrja u shkon edhe bashkive të cilat duhet të forcojnë kapacitetet operacionale lokale për reagim dhe përballimin e emergjencave. Ndërsa janë kryer takime me 12 qarqet.

Por pse nuk flet askush për sigurimet?

Edhe pse shumë vende po e bëjnë të detyrueshëm sigurimin nga fatkeqësitë natyroe, edhe pse tregu i sigurimeve në Shqipëri ka ardhur në rritje të vazhdueshme, duke rritur edhe vlerën e dëmeve të paguara, vendi ynë vijon të jetë i fundit sa i përket penetrimit të sigurimeve për frymë.

LEXO EDHE: Nga 1 Janari 2025, Sigurimi nga Katastrofat Natyrore, i detyrueshëm edhe në Itali

Roli i shtetit

Qytetarët nuk i sigurojnë pronat e tyre masivisht, siç ndodh kudo në Evropë apo botë, për shkak se ata presin nga qeveria ti mbështesë në rast fatkeqësie.

Kjo “edukatë”, e rrënjosur thellë tek qytetarët (edhe për shkak të së kaluarës komuniste) bën që kjo të shihet si një detyrim që ka qeveria në raste fatkeqësisht.

Për shkak të këtij mentaliteti të gabuar kërkohet dëmshpërblim nga shteti sa herë përballemi me ngjarje të papritura natyrore.

Kjo qasje e qeverisë ndërhyn drejtpërdrejtë në treg duke dëmtuar ekonominë dhe parimet e tregut të lirë duke e bërë shtetin një operator në kushte jo të barabarta. Pa harruar që kjo ndikon drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomik të vendit.

Sigurimet, përfitime të shumta për familjet, bizneset dhe qeverinë

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë: Sigurimi do të ndihmonte në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Koha të kthejmë sytë nga sigurimet

Ndryshimet klimatike dhe rreziqet që shoqërojnë ato mund të bëhen shkak për dëme në pasuritë tona. Ndaj vlejnë sigurimet, të cilat financiarisht nga këto dëme të papritura.

Secili prej nesh ka investuar tek shtëpia, biznesi, automjeti, serat apo fermat të gjitha kursimet e jetës. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet se sa të rëndësishme janë Sigurimet.

Sigurimet krijojnë pavarësinë e individit sepse nëse është i siguruar, ai nuk ka nevojë të shkojë as te ministri, as te kryetari i bashkisë për tu dëmshpërblyer por i drejtohet kompanisë së sigurimeve, e cila paguan çdo dëm sipas kontratës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat