15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEksportet zgjerohen 49% për dy-mujorin/ Evitoni humbjet nga rreziqet e të papriturat...

Eksportet zgjerohen 49% për dy-mujorin/ Evitoni humbjet nga rreziqet e të papriturat me SIGAL

Eksportet për dy muajt e parë të vitit arritën në 72.3 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 49% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është ndikuar nga mëse dyfishimi i shitjeve të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji”, që u zgjeruan me 131%, në 19 miliardë lekë të ndikuara kryesisht nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ky grup kaloi sërish në të dytin më të madh në vend, me 26% të totalit.

Në rritje të fortë ishin dhe eksportet e “material ndërtimi e metale”, që u zgjeruan me gati 60%, në 14 miliardë lekë edhe këto të ndikuara nga konjuktuara më e përshtatshme e çmimeve. Ky grup kaloi në të tretin, me 19.4% të totalit.

Edhe “tekstilet e këpucët”, që deri vitin e kaluar nuk kishin arritur nivelin e papa pandemisë po shënojnë një ecuri të mirë në muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga partnerët europiane dhe çmimeve më të larta.

Eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 17% në 20.7 miliardë lekë.

Eksportet e “ushqime, pije e duhan” u rritën me 19%, të ndikuara nga ecuria e mirë e produkteve të peshkut, duke arritur në 6.3 miliardë lekë.

Edhe grupi “Makineri, pjesë këmbimi e pajisje” shënoi ecuri pozitive, me rritje 33% për dy mujorin, në 5.4 miliardë lekë, si rrjedhojë e përmirësimit të kërkesës pas pandemisë.

Sipas INSTAT, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve për dy mujorin, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +22,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,6 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje.

Distancat e largëta në rrugë tokësore, detare apo ajrore, që nga nisja e deri në destinacion, bëjnë që mallrat gjatë transportit të jenë të ekspozuara për një kohë të gjatë ndaj rreziqeve të shumta aksidentale të mjetit apo dhe fatkeqësive natyrore.

Për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, për të mbyllur me sukses marrëveshjet, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e ndryshme gjatë transportit, sigurimi i mallit në transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.

Format e rreziqeve që mbulohen:

SIGAL UNIQA Group Austria mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.

  1. Mbulimi A – All Risk (Të gjitha rreziqet gjatë transportit)

Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur. 

  1. Mbulimi B

Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.

Rreziqet që mbulohen:

Të gjitha dëmtimet aksidentale, zjarr, shpërthim, aksidenteve të mjeteve të transportit, shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie, avarinë e përgjithshme, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës, dëmi që shkaktohet nga tërmeti, vullkani, rrufeja, vjedhja, dëmtimi i mallit nga uji në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje të pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.

Zona e mbulimit:

SIGAL UNIQA Group Austria siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë përmes agjencive në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.

SIGURIMET E MARINËS

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I, siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.

SIGAL UNIQA ofron shërbim të plotë dhe kompleks, KASKO e TPL në sigurimet e marinës, përmes Brokerit të Lloyd’s Thomposon Heath & Bond Ltd.

Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi HULL (KASKO) Marine

*Sigurimi MVL Mjetet e Vogla Lundruese deri në 24 metra mbulojnë përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar.

*Sigurimi HULL (KASKO) Marine mbulon me sigurim çdo rrezik te siguruar pavarësisht kush është fajtori

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, rënia në cektinë, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, përplasja me mjete të tjera në tokë, det apo port.  Tërmeti, vullkani, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, rënie e pjesëve të objekteve fluturuese, avaria e përgjithshme.

Sigurimi i përgjegjësisë P&I (Protection and Indemnity Insurance)

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Përgjegjësia ndaj palëve të treta nga dëme si pasojë e përplasjes në det; plagosja, sëmundja apo vdekja e një anëtari të ekuipazhit, pasagjeri apo pale të tretë; dëmshpërblimin për papunësisë si pasojë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e ekuipazhit; shpenzimet për shpëtimin e jetës; përgjegjësinë për mallin; konfiskimin e anijes; proceset gjyqësore etj.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime të specializuara për:

Anijet e transportit të mallrave (cargo) dhe ato të peshkimit;

Jahte (Pleasure Crafts)

Motor Uji (Jet)

Çdo tip motoskafi

Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi KASKO Marine

*Sigurimi TPL Marine mbulon përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar

*Sigurimi KASKO Marine mbulon me sigurim çdo përgjegjësi e dëm të klientit pavarësisht kush është fajtori

SIGURIMET E AVIACIONIT

Të gjitha mjetet ajrore që fluturojnë ne shqiptari janë të mbuluara me sigurim Përgjegjësie dhe Hull ( KASKO )dhe mund ta gjejnë këtë sigurim tek SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA ofron sigurime për avion pasagjerësh dhe mallrash, helikopterë ushtarakë dhe civilë sipas normave të përgjegjësisë të caktuara nga Komiteti Europian.

Mbulimet që ofron SIGAL UNIQA:

*Kompensim për dëme trupore dhe pasurore që avioni mund t’ju shkaktojë palëve të treta

*Sigurim jete dhe shëndeti për pilotët dhe pasagjerët

*Sigurim i trupit të avionit, pjesëve të tij dhe përgjegjësive ligjore

*Riparimin e plotë apo zëvendësimin e avionit të dëmtuar aksidentalisht

*Sigurimin e avionit nga lufta ose rreziqet e saj, pengmarrja, aktet keqdashëse etj

*Sigurimin nga humbja apo dëmtimi i bagazheve, sendev e personale që vijnë si rezultat i një aksidentit ajror

SIGAL UNIQA Group Austria ka investuar edhe në teknologji dhe inovacion.
Në bazë të kërkesave të vetë klientit mund të përcaktohet vendndodhja e mallit tuaj brenda pak minutash. Kështu, në çdo rast, poseduesi i mallit ka të gjitha informacionet e nevojshme për gjendjen e tij, mjetin e transportit dhe vendndodhje.
 
Gjithashtu është e para kompani ne Shqipëri që ofron sistemin Hibrid “eCMR protocol”, me raportim paperless dhe me transparencë dhe saktësi te lartë të dhënash.

Sa kushton?

  • Për transporte tokësore brenda Europës nga 0.2% deri në 0.5% të shumës së siguruar
  • Për transporte detare brenda Europës nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar
  • Për transporte ajrore nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar.

Mos harroni! Periudha e sigurimit nis nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin e deri kur shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë.

Rimëkëmbja ekonomike e post-pandemisë është lajmi i mirë që po përjetojnë ekonomitë në botë. Pas thuajse dy vitesh të vështirë në betejë me virusin (që ende vijon), në horizont pritshmëria është pozitive, por gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta, ndaj për ti paraprirë çdo rreziku që mund të cënojë financat tuaja mendoni sigurimin që ju nevojitet.

Mendo sigurimin nga rreziqet në tokë, në det dhe në ajër vetëm me gjigandin rajonal të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria…

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat