Zjarret masive në Los Angeles, që po çojnë në dhjetëra miliarda dollarë, ka vënë tashmë në presion edhe industrinë e sigurimeve, ku sigurues të shumtë po vazhdojnë të largohen nga shteti amerikan.
Një ekspert tha se ndërsa zjarret vazhdojnë, sigurimi për shtëpitë, apartamentet dhe bizneset do të jetë i vështirë.
“Kjo situatë ka qenë shumë e përhapur për tre vitet e fundit,” tha Chris Kleitsch, një agjent sigurimesh.
“Shumica e siguruesve që do të largoheshin janë larguar, të gjithë lojtarët kryesorë janë zhdukur. Siguruesit e drejtpërdrejtë, siguruesit e agjencive të pavarura… Shumica janë larguar tashmë nga Kalifornia. Ky zjarr në përmasa të mëdha do të trembë këdo”.
Komisioneri i Sigurimeve në Kaliforni, Ricardo Lara lëshoi një moratorium të premten për të parandaluar anulimet dhe mosrinovimet e sigurimit të shtëpive në Palisades dhe Eaton.
Ndërkohë Kleitsch thotë se moratoriumi duhet të lëshohet për të gjithë shtetin e Kalifornisë.
“Do të jetë detyrë e rëndë. Thjesht do të shpërthejë në fytyrën e Kalifornisë”, tha Kleitsch.
“Kur zjarret të shuhen dhe njerëzit të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të shohin dëmin dhe të thërrasin agjentët e tyre, ndoshta do të jetë e vështirë, do të jetë vërtet e trishtueshme”.
LEXO EDHE: Sipërfaqja totale e djegur në zjarret e Los Angeles, më e madhe se Parisi