14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor/ Rreth 12.6 miliardë...

Ekonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor/ Rreth 12.6 miliardë më shumë se në maj. Biznesi, më shumë hua në valutë

Ekonomia u kreditua me rreth 795.6 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së Shqipërisë”.

Ndërkohë, në muajin maj kredia për ekonominë regjistroi një total prej 782.9 miliardë lekë. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 1.6% më e lartë, më një shtesë prej 12.6 miliardë lekë.

E matur me qershorin e vitit të shkuar, kredia këtë vit rezulton 11.5% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 82 miliardë lekësh apo afro 800 milionë eurosh.

Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.

Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar përmirësim të dukshëm.

Nga 438.2 miliardë lekë në maj, ajo është shtuar me më shumë se 9 miliardë lekë në qershor, duke arritur në rreth 447 miliardë lekë.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 10.6%.

Por si paraqitet kredia sipas valutës?

Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në valutë është paraqitur po ashtu me rritje.

Në muajin qershor kredia në monedhën e huaj për bizneset është rritur me 2.8%, ndërkohë që kredia në lekë ka shënuar një rritje më modeste se ajo në valutë me 1.3%, krahasuar me muajin maj.

Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se kredia për bizneset në valutë është rritur me 5.8% në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 16.5%.

LEXO EDHE: Kreditë me probleme/ Individët, huamarrësit më të mirë të bankave

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat