14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi"Ekonomia evropiane drejt tkurrjes", zyrtarët e BE ngrenë alarmin

“Ekonomia evropiane drejt tkurrjes”, zyrtarët e BE ngrenë alarmin

Ekonomia evropiane po ngadalësohet dhe parashikohet në tkurrje të paktën për muajt e dimrit, për shkak të krizës energjitike dhe inflacionit të lartë.

Ky fakt është pohuar nga Komisioneri Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

“Nëse shikojmë treguesit me frekuencë të lartë dhe lëvizjet ekonomike, shumë gjëra tregojnë për një tkurrje të aktivitetit ekonomik këtë dimër”, tha Gentiloni në një konferencë për shtyp të Eurogrupit.

Ministrat e financave që përfaqësojnë 19 vende të zonës euro, u takuan në Bruksel të hënën, për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik të eurozonës, si dhe masat buxhetore për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë.

Sipas vlerësimeve të Komisionit, qeveritë e eurozonës deri më tani kanë shpenzuar kolektivisht rreth 200 miliardë euro ose 1.25% të produktit të brendshëm bruto (GDP) të Bashkimit Evropian për mbështetjet vjetore mbi energjinë.

Rreth 70% të masave mbështetëse të miratuara nga shtetet anëtare deri më tani janë të pasynuara, duke treguar që nga to përfiton një masë e madhe e popullsisë.

Ministrat vunë re sfidat e mbështetjes së konsiderueshme dhe menaxhimin efektiv të shkëmbimit midis uljes së inflacionit, duke mbështetur si familjet e cenueshme ashtu edhe konkurrencën ndërkombëtare të zonës euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat