EKOFIN Media, portali i specializuar në raportimin e lajmit ekonomik dhe në zhvillimet financiare të vendit dhe të kontinentit, dje përkujtoi tërmetin e 26 nëntorin duke veçuar modelin efikas të sigurimeve në menaxhimin e kaosit të mëpas fatkeqësisë.
“Në kontrast të plotë me ritmet e ngadalta të procesit shtetëror, kompanitë e sigurimeve reaguan brenda një kohe shumë të shkurtër, duke u kthyer në burimin e parë real të mbështetjes financiare për familjet dhe bizneset e prekura“, shkroi Ekofin ditën e djeshme.
Ekofin Media theksoi gjithashtu se në ditët që pasuan ngjarjen tragjike, shoqëritë e sigurimit u angazhuan menjëherë në procesin e vlerësimit të dëmeve për individët dhe bizneset që kishin polica sigurimi për pronën e tyre. Këtë e bënë duke aktivizuar ekipe ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, ato arritën brenda pak javësh të përfundonin verifikimet në terren, të përllogarisnin dëmet dhe të shlyenin pa vonesë detyrimet financiare.
Rreth 40 milionë euro u paguan në formë dëmshpërblimesh për banesat e dëmtuara, bizneset, hotelet, ndërtesat industriale dhe pronën e luajtshme, duke u krijuar familjeve dhe sipërmarrjeve mundësinë të nisnin menjëherë rikuperimin.
Ky episod u bë një prej shembujve më domethënës se si sigurimi i pronës funksionon si një mekanizëm thelbësor për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe social pas një ngjarjeje natyrore shkatërruese. Për shumë prej të prekurve, pagesat nga sigurimi ishin burimi i vetëm i likuiditetit të menjëhershëm. Në kontrast me procesin publik të rindërtimit, i cili kërkoi procedura burokratike, kohë të gjatë vendimmarrjeje dhe fonde shumëvjeçare, kompanitë e sigurimit reaguan me shpejtësi rekord, duke ndihmuar që pasojat ekonomike të tërmetit të zbuteshin që në fazat e para.
SIGAL IG në tërmetin e 26 nëntorit dhe sot
SIGAL IG, për tërmetin e 26 nëntorit por edhe për goditjet me mjaft dëme të shtatorit të të njëjtit vit, në një kohë rekord vlerësoi dëmet dhe zhdëmtoi mbi 2650 familje, në një shumë që tejkaloi shifrën 16.5 milionë euro.
Edhe sot, për 9-mujorin e parë të vitit 2025, SIGAL IG paguan 50% më shumë dëme në pronë se sa një vit më parë, edhe pse në tërësi, pavarësisht faktit që Shqipëria renditet në të gjitha hartat e riskut për tërmete, përmbytje dhe zjarre, shqiptarët paguan 10% më pak për t’u siguruar në 9-mujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin paraardhës.




