Korça, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në Shqipëri, është gati të mirëpresë një tjetër ngjarje të jashtëzakonshme që do të ngjallë qytetin gjatë muajit gusht.
Nga data 14 deri më 18 gusht 2024, Korça do të organizojë Festivalin e Birrës, një festë që do të tërheqë vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë për të shijuar birrën e mirë, muzikën dhe atmosferën festive që karakterizon këtë qytet të njohur për traditat dhe kulturën e tij të pasur.
Gjatë këtyre ditëve festive, Korça do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që duan të shijojnë bukuritë dhe klimën e këtij qyteti juglindor.
Për ata që janë në kërkim të një akomodimi komod dhe të veçantë, “Vila SIGAL Korçë” është zgjedhja ideale.
E ndërtuar në vitin 1926 dhe e rikonstruktuar në vitin 2015, “Vila SIGAL Korçë” ofron kushte të shkëlqyera për disa ditë relaksi dhe qetësie, duke ofruar gjithashtu një shërbim të jashtëzakonshëm dhe çmime konkurruese që do të justifikojnë plotësisht investimin tuaj.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, “Vila SIGAL Korçë” është vendi perfekt për të shijuar magjinë e festivalit dhe për të kaluar disa ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave.
Çmimet? Minimaliste dhe konkurruese duke justifikuar plotësisht shërbimin e ofruar.
Mos e humbisni mundësinë të përjetoni festën dhe të relaksoheni në këtë vilë historike dhe elegante.
Për më shumë informacion dhe për të rezervuar qëndrimin tuaj gjatë Festivalit të Birrës në Korçë, kontaktoni “Vila SIGAL Korçë” dhe bëni rezervimin tuaj për ditët e qëndrimit në Qytetin e Serenatave duke kontaktuar në:
Cel: +355 69 209 3813
E-mail: [email protected]
“Vila SIGAL Korçë” i fal gjithkujt ditë të paharruara dhe dëshirën për tu rikthyer përsëri aty!