Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (EIOPA) dhe Agjencia Evropiane për Programin Hapësinor (EUSPA) publikuan sot një dokument të përbashkët që shqyrton mënyrat se si të dhënat e Vëzhgimit të Tokës (Earth Observation) mund të përdoren për të përmirësuar mbikëqyrjen e katastrofave natyrore dhe për të vlerësuar ndikimin e motit ekstrem në sektorin e sigurimeve në Evropë.
Dokumenti tregon se të dhënat satelitore, veçanërisht ato të hapura nga Copernicus, mund të ofrojnë informacione objektive dhe në kohë reale mbi zonat e prekura, duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve, vlerësimin e humbjeve dhe përmirësimin e skenarëve të stresit për siguruesit dhe autoritetet mbikëqyrëse.
Teknologjia e Vëzhgimit të Tokës mund të ndihmojë në:
- identifikimin e shpejtë të zonave të prekura dhe të siguruesve të ekspozuar;
- vlerësimin e humbjeve totale në një nivel sektorial;
- përmirësimin e benchmark-ut, validimin e modeleve dhe dizajnimin e skenarëve bazuar në të dhëna objektive.
Petra Hielkema, kryetare e EIOPA, theksoi se kombinimi i ekspertizës mbikëqyrëse me të dhënat e Copernicus mund të bëjë që teknologjia hapësinore të jetë një mjet praktik për reziliencë financiare.
Rodrigo da Costa, drejtor ekzekutiv i EUSPA, shtoi se të dhënat hapësinore mund të përdoren jo vetëm për përmbytjet, por edhe për zjarret, tërmetet, rrëshqitjet e dheut, stuhitë e erës dhe rreziqet e ekosistemit, duke sjellë përfitime konkrete për ekonominë dhe shoqërinë.
Dokumenti i përbashkët tregon se inovacioni hapësinor mund të ndihmojë në ndërtimin e një sektori sigurimesh më të qëndrueshëm dhe më rezilient ndaj katastrofave natyrore në Evropë.
Detajet e dokumentit të përbashkët i gjeni në:




