Gjatë viteve të fundit një temë jashtëzakonisht e përfolur dhe që po merr gjithmonë e më shumë vëmendje është ngrohja globale, efektet që ajo po shkakton dhe masat që duhen marrë.
Një raport i OKB-së në fillim të muajit gusht, shpjegon se, ndryshimet klimatike kanë ardhur prej aktiviteteve njerëzore duke sjellë një ngrohje graduale të planetit. Temperaturat janë rritur pak më shumë se 1.1 gradë celsius që nga shekulli paraindustrial, ai i 19-të.
Ekspertët thonë se në 20 vjet, bota ka të ngjarë të arrijë dhe madje të tejkalojë pragun e ngrohjes prej 1.5 gradë celsius duke çuar në ndryshime të pakthyeshme, si shkrirja e akullnajave, ngritja e nivelit të detit, përmbytje shkatërruese e thatësirë në të gjithë botën.
Luftrat dhe konfliktet nuk janë i vetmi problem që bota po ndesh.
“Lufta” me natyrën është një tjetër sfidë me të cilën njerëzimi pret ende i pavetëdijshëm të përballet.
Siç shohim çdo ditë në lajme, ndryshimet klimatike po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe më të dhunshme në çdo skaj të botës, duke i kthyer në një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe pasuritë e tyre.
“Deep Sky Research” analizoi miliona të dhëna për të krijuar një model të reshjeve dhe stuhive bazuar në të dhënat klimatike të 4 dekadave të fundit. Dhe studimet tregojnë se:
- Frekuenca e reshjeve ekstreme të stuhisë është rritur me 300%.
- Reshjet intensive që ndodhnin vetëm një herë në 100 vjet tani do të ndodhin çdo 25 vjet.
- Shkatërrimet dhe vdekjet që shkaktojnë reshjet intensive dhe përmbytjet kanë 300% më shumë probabilitet se 40 vjet më parë.
- Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga uraganet janë rezultat i vëllimeve të mëdha të ujit që bien në zonat bregdetare.
- Kompanitë e sigurimeve po tërhiqen nga shtete si Florida për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Kjo po nxit një krizë në sigurimin e shtëpive dhe po dëmton vlerat e shtëpisë.
- Mundësia e stuhive më të vogla është dyfishuar. Njësoj si Uragani Beryl, i cili pati një ndikim shkatërrues në zonën e Hjustonit dhe Karaibeve. Sasia e reshjeve që ra në një ditë në zonën e Hjustonit ndodh një herë në 7 vjet, por tani do të ndodhë mesatarisht çdo 3 vjet.
Sipas ‘Munich Re’, humbjet globale në gjysmën e parë 2024, si pasojë e katastrofave natyrore, arritën në 120 miliardë dollarë. Këto humbje tejkaluan qartë vlerat mesatare për 30 vitet e mëparshme.
68% e humbjeve totale dhe 76% e humbjeve të siguruara u shkaktuan nga fatkeqësi si stuhi, përmbytje dhe zjarre.
Sa e rrezikuar është Shqipëria nga ndryshimet klimatike?
Fatkeqësisht, as Shqipëria nuk përjashtohet nga këto rreziqe.
Për shkak edhe të pozicionit gjeografik, vendi ynë është shumë i cënueshëm ndaj fenomeneve natyrore, përfshirë këtu edhe tërmetet.
Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.
Rreth 5 mijë shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga këto fatkeqësi çdo vit.
Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor që kanë humbje sa 1/3 e vendit tonë. Ndërkohë niveli i sigurimit në Shqipëri, edhe pse në rritje, vijon të jetë më i ulti në Europë.
Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë ndaj sigurimeve.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.
Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.
Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.
Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër.
Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore.
Pikërisht këtu vijnë në ndihmë sigurimet.
Pse është i rëndësishëm Sigurimi?
Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:
Sigurimi i Pronës së biznesit dhe ndërprerjes së tij
Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar parandalojmë dëmet financiare që shoqërojnë ato pasi për çdo dëm të mundshëm është kompania e sigurimit ajo që paguan.
Sigurohuni sot, nesër mund të jetë shumë vonë!
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829