26.5 C
Tirana
Tuesday, September 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdukimi mbi sigurimet, mbrojtje për fëmijët tanë

Edukimi mbi sigurimet, mbrojtje për fëmijët tanë

Po, ekziston një produkt sigurimi që garanton shëndetin e fëmijës suaj gjatë procesit të edukimit. Por fatkeqësisht ky produkt sigurimi nuk është i njohur aq sa do duhej.

Kur i tregoj dikujt për këtë, ata thonë: “Ka vërtet një sigurim të tillë? Por ne nuk e dimë!”.

Fëmijët janë gjithçka për ne

Nuk ka asgjë që prindi të mos e bëj për fëmijën e tij.

Sigurisht, edukimi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Ne duam që ata të marrin një arsim të mirë dhe të jetojnë një jetë të lumtur duke ndërtuar të ardhmen e tij mbi themelet e këtij edukimi.

Arsimi në Shqipëri ofrohet në shkolla publike dhe private. Ka një segment njerëzish, mirë financiarisht, që duan të vazhdojnë shkollimin e fëmijëve të tyre në një shkollë private.

Ka edhe prindër që sakrifikojnë shumë gjëra dhe i dërgojnë fëmijët në shkolla private.

Kur kushtet ekonomike nuk janë të mira edhe shkolla publike është me shumë vlera. Sigurisht që edukimi i fëmijëve tanë do të vazhdojë në njëfarë mënyre kudo që janë.

Po ju tregoj një histori që hasa sapo kisha filkuar të njihesha me industrinë e sigurimeve dhe që më bërii shumë përshtypje.

Një inxhinier kishte sigurim shëndeti për të dy fëmijët e tij. Por nuk dinte aspak çfarë kishte blerë pranë kompanisë së sigurimit.

Sa herë fëmijët e tij duhej të shkonin në spital, çdo shpenzim e paguante nga xhepi.

Derisa një ditë u konsulrua me dikë dhe kuptoi se shpenzinet shëndetësore mbuloheshin nga komoania e sigurimit.

Përmbledhje

Nëse dëshironi të merrni sigurimin e dubur për fëmijën tuaj, mund të kontaktoni SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve dhe të mësoni detajet.

Një prej mundësive më të veçanta dhe me çmim simbolik që ofron kjo kompani është edhe “Karta e Kujdesit Shëndetësor për Nxënës dhe Studentë”, si mbështetja më e mirë financiare në momentet më delikate dhe për ti dhënë mundësinë atyre të ndjekin qetësisht rrugëtimin e vogëlushëve të tyre në rugën e dijes.

Me rritjen e kostove të kujdesit mjekësor dhe mundësinë e lartë të sëmundjeve të papritura, sigurimi i fëmijëve tuaj nuk është diçka që mund të anashkalohet, por një faktor shumë i domosdoshëm për t’u marrë parasysh.

Por gjithçka duhet të nisë me informim dhe edukim, proces që duhet të nisë që në arsimin fillor.

Përse është i rëndësishëm edukimi financiar?

Duke qenë se, edukimi është një çështje e një rëndësie kombëtare, tashmë shumë vende të botës e kanë pranuar dhe përfshirë këtë komponent të edukimit financiar dhe mbi sigurimet si pjesë e kurrikulave të tyre shkollore.

Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është po ashtu si kudo rritja dijeve dhe e ndërgjegjësimit mbi çështjet financiare, roli i dijeve financiare në ndryshimin e sjelljeve aktuale individuale të tilla si mbajtja e shpenzimeve financiare personale, planfikimi dhe menaxhimi afatgjatë i financave, si edhe zgjedhja e produkteve të ndryshme financiare bazuar në vendim të informuara dhe mbi evidenca të disponueshme.

Sipas perspektivës së sigurimeve, integrimi i edukimit financiar dhe mbi sigurimet në kurrikulat shkollore do ti ofrojë mundësitë gjeneratave të reja të nivelit të shkollave të mesme që të marrin një orientim të përgjithshëm, si mbi rreziqet e papritura të jetës së përditshme.

Tē tilla si aksidente dhe sëmundje, apo mbi çështje të tjera afatgjata të tilla si dalja në pension deri tek llojet bazë të këtyre produkteve dhe shërbimeve financiare për të ditur se si të shmangim këto rreziqe dhe se si dhe se çfarë duhet të bëjmë për sigurimin e mbrojtjes financiare si në “kohë me diell” edhe në “kohë me shi” në jetë.

Ne nuk mund ta parashikojmë jetëm, por mund të mbrohemi ndaj të papriturave të saj dhe për këtë na nevojiten sigurimet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat