20.5 C
Tirana
Thursday, September 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdukimi financiar prioritet në SIGAL: Fondi i Pensioneve trajnon stafin e SIGAL...

Edukimi financiar prioritet në SIGAL: Fondi i Pensioneve trajnon stafin e SIGAL IG

Dje stafi i SIGAL Insurance Group mori pjesë në një trajnim të veçantë mbi edukimin financiar jo-bankar, i organizuar nga SIGAL INVEST në bashkëpunim me ekspertët e Fondit të Pensionit.

Gjatë takimit u prezantuan benefitet e Fondit të Pensionit, mënyrat për të rritur anëtarësimet dhe rëndësia e informimit të klientëve, familjarëve dhe miqve për t’u bërë pjesë e fondit më të madh në treg, i cili aktualisht administron mbi 35 milionë euro.

Ky trajnim ka për qëllim që i gjithë stafi i SIGAL të jetë më i përgatitur për të dhënë këshilla profesionale dhe për të promovuar edukimin financiar, duke ndihmuar komunitetin të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat