2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe të rinjtë po i “lë” zemra/ Kardiologu: Çdo ditë ka raste...

Edhe të rinjtë po i “lë” zemra/ Kardiologu: Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç…

Infarktet e zemrës po ndodhin edhe tek të rinjtë. Për mjekët kardiologë në QSUT, tashmë janë bërë ta zakonshme urgjencat kardiake edhe në moshat e reja.

Thuajse çdo ditë paraqiten në këtë shërbim të rinj, 26, 30 apo 35-vjeçarë me goditje në zemër.

Abuzimi me drogat dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë që rrezikojnë zemrën dhe jetën e të rinjve.

Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç. Kjo vjen për shkak të abuzimit me drogën, jetën sedentare dhe stresit të shtuar”, thotë për A2 kardiologu Taulant Gishto.

Problemet kardiovaskulare zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë edhe në vendin tonë.

LEXO EDHE“Jetë Plus”, që shëndeti juaj dhe i familjes tuaj të jetë gjithmonë i mbrojtur

Kardiologu Taulant Gishto tregon se ndryshe nga shërbimet e tjera, urgjencat dhe fluksi i punës në kardiologji janë njësoj gjatë gjithë vitit.

Po përse zemra po preket më shumë se organet e tjera?

Mungon aktiviteti fizik, ndotja ambientale në të gjithë botën ka ndikuar në aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Dikur, ne thoshim mosha, diabeti, duhani, ishin faktorët kryesorë për aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por sot bota po fokusohet edhe të faktorët jokonvencionalë siç është ndotja ambientale apo obeziteti”, thotë kardiologu.

Ndërkohë, në këtë verë të nxehtë karakteristike e urgjencave kardiovaskulare kanë qenë aritmitë dhe goditjet nga dielli.

Mjekët këshillojnë qytetarët, veçanërisht të sëmurët kardiakë, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të bëjnë kujdes më trajtimin me medikamente.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 53% e vdekshmërisë botërore kanë shkak probleme të zemrës.

LEXO EDHE: “Kartat e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA, mbrojtje dhe mirëqënie për të gjithë familjen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat