31.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe makinat pushojnë, ndonjëherë në dëm të pushimeve tuaja. AUTOSOS-i në SIGAL...

Edhe makinat pushojnë, ndonjëherë në dëm të pushimeve tuaja. AUTOSOS-i në SIGAL zgjidhja e verës!

Makina gojë nuk ka, por fjalë thotë: “STOP”, edhe ndalon në mes të vapës. As nuk jep, e as nuk merr.

Me nisjen e sezonit veror, rrugët drejt bregdetit mbushen me makina, ndërsa temperaturat e larta nuk kursejnë as teknologjinë.

Në këtë periudhë, një defekt motori, një gomë e shfryrë apo një bateri e harxhuar mund ta kthejë një fundjavë relaksi në një sfidë të vërtetë.

Për t’ju mbajtur larg stresit të paparashikueshëm, SIGAL INSURANCE GROUP-i sjell një zgjidhje të thjeshtë, efikase dhe të menjëhershme: Auto SOS.

Ky shërbim i asistencës rrugore ofrohet në të gjithë Shqipërinë – dhe për ata që udhëtojnë jashtë vendit, edhe në Europë.

Pavarësisht nëse defekti ndodh në mes të rrugës për në Jug apo gjatë një eksplorimi malor në Veri, ekipi i Auto SOS është vetëm një telefonatë larg.

Me ndërhyrje të shpejtë dhe staf të trajnuar, problemet teknike zgjidhen aty ku ndodhin – pa qenë nevoja të prisni gjatë apo të kërkoni ndihmë rastësore. Edhe në mos u zgjidhshin, ju do të keni zgjidhje. Mos u shqetësoni!

Çmimet janë të përshtatura për çdo buxhet dhe mënyrë udhëtimi:

2000 ALL  nëse shërbimi blihet në të njëjtën ditë me sigurimin e detyrueshëm TPL për Shqipëri,

3000 ALL nëse paketa blihet ndaras,

4500 ALL për një mbulim më të gjerë në Shqipëri dhe Europë.

Në thelb, Auto SOS nuk është thjesht një produkt sigurimi – është një mburojë për pushimet tuaja, një siguri e shtuar për familjen dhe një aleat i heshtur në çdo udhëtim veror.

Në një kohë kur makinat kanë po aq nevojë për pushim sa edhe njerëzit, Auto SOS nga SIGAL është garancia që edhe rrugët më të gjata përfundojnë pa shqetësime.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat