13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe kanceri mund të mposhtet nëse zbulohet herët dhe trajtohet siç duhet/...

Edhe kanceri mund të mposhtet nëse zbulohet herët dhe trajtohet siç duhet/ Me SIGAL UNIQA, shërbime në klinikat dhe spitalet më të mira në botë

Kanceri është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin publik në të gjithë botën, teksa çdo vit regjistrohen shifra në rritje.

 

Sipas OBSH-së, rreth 1 në 5 njerëz zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

 

Në Shqipëri regjistrohen mbi 7000 raste te reja me kancer çdo vit duke bërë që përveç presionit psikologjik për tu përballur me sëmundje të tilla, qytetarët të përballen edhe me shpenzime të mëdha financiare. Pasi kurimi i tyre kërkon financa jo të vogla.

 

Disa fakte mbi kancerin:

 

  • Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe ka, ose do të ketë, ndikim te të gjithë ne, gjatë jetës sonë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.
  • Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të reduktojnë barrën e kancerit dhe vdekjet e parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme deri në 25% deri në vitin 2025.
  • Kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke shkaktuar 8.2 milionë vdekje në vit.
  • Tendenca e sëmundjeve të tilla është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
  • Numri i rasteve të reja pritet të rritet me rreth 70% gjatë dy dekadave të ardhshme.
  • Shkaqet më të shpeshta të vdekjes nga kanceri janë kanceri i mushkërive, i mëlçisë, stomakut, kolorektumit, gjirit dhe kanceri ezofagial.
  • Ndër burrat, kanceret më të zakonshme të diagnostikuara janë kanceret e mushkërive, prostatës, kolorektumit, stomakut dhe kanceri i mëlçisë.
  • Ndër gratë kanceret më të zakonshme të diagnostikuara janë kanceret e gjirit, kolorektumit, mushkërive, qafës së mitrës dhe kanceri në stomak.
  • Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shkaktimin e kancerit me rreth 20% të vdekjeve globale nga kanceri dhe rreth 70% të vdekjeve globale të kancerit të mushkërive.

 

Ka gjithmonë shpresë 

Por edhe pse është një sëmundje e rëndë dhe e lodshme, në të gjitha drejtimet, shumë kancere kanë një shans të lartë për shërim nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë adekuate.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e njohur për produktet e saj unike në sigurimet shëndetësore, ofron dy produkte dedikuar luftës kundër këtyre sëmundjeve, “Sigurimi anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”.

 

 

Por nuk duhet harruar as “Opinioni i Dytë Mjekësor”, një shërbim që e ofron vetëm SIGAL UNIQA dhe që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e sëmundjes pasi mund t’ju japë përgigje të qarta mbi gjendjen tuaj shëndetësore në mënyrë që edhe mjekët ta kenë më të lehtë kurimin.

Opinioni i Dytë Mjekësor, i aplikueshëm në 60 shtete, bën të mundur që klientët e SIGAL UNIQA të marrin shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira të 152 shteteve të ndryshme, në 5 kontinente.

Ky shërbim u mundëson klientëve të SIGAL UNIQA të marrin trajtimet e duhura në spitalet më të mira në Europë dhe jo vetëm, mes të cilëve mund të përmendim:

  • Humanitas Research Hospital në Milano, Itali
  • Spitali Rudolffinerhouse në Vjenë, Austri
  • Spitali Confraternitaet në Vjenë, Austri
  • Spitali Memorial në Stamboll, Turqi
  • Harvard Medical School, në SHBA
  • Baylor University, Medical Center në Dallas, SHBA
  • Cleveland Clinic, në Cleveland, SHBA
  • Insitute of Oncology, në Barcelonë, Spanjë

 

Ne nuk parandalojmë dot sëmundjet, por duke patur sigurimin e duhur shëndetësor ne mund të marrim shërbime dhe të kurohemi me metodat më të mira botërore.

 

Ky është moment i rëndësishëm për çdo qytetar shqiptar për t’iu drejtuar zyrave të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë dhe për të marrë këto sigurime shumë të rëndësishme, të cilat mundësohen edhe online në www.sigal.com.al.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat