Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar mesditën e sotme raportin mbi tregun e sigurimeve për periudhën janar-gusht 2022.
Sipas AMF, gjatë kësaj periudhe tregu i sigurimeve ka patur një rritje prej 9.53%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ndërsa vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,207,718 mijë lekë duke arritur shifrën 13,881,680 mijë lekë.
- Numri i kontratave arriti në 867,266 duke shënuar një rritje me 16.41% krahasuar me Janar – Gusht 2021.
- Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,742,572 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 8.48% krahasuar me Janar – Gusht 2021.
- Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 785,527 duke shënuar një rritje në masën 15.68% krahasuar me Janar – Gusht 2021.
- Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 1,126,827 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 24.63% krahasuar me Janar – Gusht 2021.
- Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 81,727 duke shënuar një rritje në masën 23.91% krahasuar me Janar – Gusht 2021.
- Gjatë Janar – Gushtit 2022 janë paguar gjithsej 4,171,662 mijë lekë dëme ose 9.74 % më pak se gjatë Janar – Gushtit 2021.
- Numri i dëmeve të paguara gjatë Janar – Gushtit 2022 arriti shifrën 38,877, nga të cilat 37,257 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,620 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor klikoni KËTU.