Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2024.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – korrik 2024 kapën vlerën 14,198 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Gjatë 7-mujorit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870,189 me një rritje prej 9.55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – korrik 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,762 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në periudhën janar – korrik 2023.
Raporti i plotë KËTU