Një punëtor humbi jetën tragjikisht në Berat ditën e djeshme.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë.
Mësohet se gjatë punimeve në një subjekt privat u shkëput një masiv guri dhe zuri poshtë punëtorin, një 47-vjeçar.
Policia dhe zjarrfikësit mundën që ta nxirrnin nga masivi i gurit 47-vjeçarin dhe e transportuan me ambulancë drejt spitalit. Por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari humbi jetën.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
LEXO EDHE: Siguria e punonjësve, bizneset në Shqipëri vijojnë të neglizhojnë