Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjykatën Themelore të Podogoricës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se në ambientet e gjykatës ka shpërthyer një bombë duke lënë të vdekur një person, si dhe disa të plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se një 39-vjeçar me inicialet M.B. ka vdekur, pasi aktivizoi një granatë dore në hyrën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton media malazeze “Vijesti”.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekipet e policisë si dhe ekipet e emergjencës, ndërkohë, nuk dihen më tepër detaje.