8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE para në Europë dhe e 40-ta në botë/ Shqipëria me "rreth...

E para në Europë dhe e 40-ta në botë/ Shqipëria me “rreth të kuq” për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyre; përmbytje, tërmete, zjarre e të tjera.

Të dhënat historike tregojnë se tërmetet kanë shkatërruar krejtësisht disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore.

Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve.

Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

Në një studim të fundit që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Shqipëria kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

Përmbytjet në afro 38% vlerësohen si shkaktare të humbjeve më të mëdha ekonomike gjatë periudhës 1990-2021, të ndjekura nga përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e tokës.

Në bazë të të dhënave historike, përmbytjet më të mëdha kanë qenë ato të nëntorit të vitit 1962 dhe të janarit të vitit 1963, të cilat përmbytën rreth 70 000 hektarë tokë bujqësore.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet. Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë dollarë.

Thatësira zakonisht klasifikohet në tre kategori kryesore: meteorologjike, hidrologjike dhe bujqësore. Bazuar në kohën e ndodhjes së ngjarjes, thatësira mund të klasifikohet më tej në tre kategori të tjera: e përhershme, sezonale dhe rastësore.

Thatësira të tilla mund të ndikojnë negativisht në një shkallë të gjerë në sektorin bujqësor, në Shqipëri.

Mbi 3 milionë persona u prekën nga thatësira e viteve 1989-1991, e cila ishte një nga fatkeqësitë më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe që i kushtoi ekonomisë 24 milionë dollarë.

Në të ardhmen e afërt, parashikohet që thatësira të ndikojë në bujqësi më shumë se sa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat