-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE mërkura, dita më e nxehtë/ Temperatura ekstreme mbi 42°C

E mërkura, dita më e nxehtë/ Temperatura ekstreme mbi 42°C

Java ka nisur e nxehtë dhe me temperatura të larta, duke shënuar sot edhe viktimën e parë në Memaliaj.

Por sipas meteorologes Tanja Porja, e mërkura dhe enjtja do të jenë ditë më të nxehta, me temperatura ekstreme edhe në zonat malore.

“Nesër mund të jetë dita më e nxehtë e muajit korrik, do të kemi plot ditë të nxehta. Korriku do të jetë i gjithi me ditë të nxehta dhe shumë të nxehta. Nesër 42 gradë Shkodra, Kopliku, Fushë Kruja, Tirana, Elbasani, Berati. Po ashtu  Gjirokastra, Tepelena pritet të shënojnë temperatura 42 gradë.

Nesër rritja më e ndjeshme do të jetë në zonat malore, Hasi, Kukësi, Peshkopia, Burreli shumë pranë 40 gradëve”, tha ajo për A2 CNN.

“Vala e nxehtësisë nuk konsiderohet mot ekstrem, por globalisht konsiderohet vrasës i heshtur se vret qindra mijëra jetë në vit”.

Meteorologia jonë këshillon qytetarët që të mos dalin apo të lëvizin në orët e pikut të nxehtësisë nga ora 10:00-17:00.

Sipas mjekëve në të tilla temperatura cdo njeri është i rrezikuar dhe jo vetëm ato që kanë sëmundje apo patologji kronike.

Shmangia e daljes në pikun e temperaturave, konsumimi i të paktën 2,5 litra ujë në ditë dhe veshja me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, rekomandohen nga mjekët për këto ditë ekstreme të të nxehtit që po kalon vendi.

LEXO EDHE: I nxehti, ISHP: Evitoni përdorimin e alkoolit dhe kafeinës. Shmagni ekspozimin gjatë orarit 11:00-18:00

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat