17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE keni pyetur ndonjëherë veten: Cili siguracion më duhet?!

E keni pyetur ndonjëherë veten: Cili siguracion më duhet?!

Sigurimet janë një rrjet sigurie financiare, që ju ndihmon ju dhe të dashurit tuaj të rikuperoni pasi të ndodhë një ngjarje e papritur dhe aksidentale, qoftë një dëmtim shëndetësor, një sëmundje, qoftë zjarr, vjedhje, padi apo aksident me makinë.

Kur blini një sigurim kompania do t’ju japë edhe policën, e cila është një kontratë ligjore midis jush dhe kompanisë. Dhe kur të pësoni një humbje që mbulohet nga polica juaj, ju paraqisni një kërkesë dhe më pas dëmshpërbleheni konform ligjeve dhe rregullave në fuqi.

 

Cilat janë përfitimet e sigurimit?

Sigurimi ju ndihmon të jetoni jetën më të qetë dhe me më pak shqetësime, duke ditur se do të merrni ndihmë financiare pas një fatkeqësie ose aksidenti.

Si funksionon sigurimi?

Sigurimi është një fond gjigant, i ndarë nga shumë njerëz (të quajtur mbajtës të policave) dhe i menaxhuar nga një kompani sigurimesh. Kjo e fundit përdor paratë e mbledhura (të quajtura prime) nga mbajtësit e policave të saj dhe investime të tjera për të paguar për operacionet e saj dhe për të përmbushur detyrimin e saj ndaj klientëve kur ata paraqesin një kërkesë për dëmshpërblim.

 

Por a keni pyetur ndonjë herë veten se, cili siguracion ju duhet? 

 

Le të përpiqemi të shohim se çfarë na nevojitet realisht.

 

Sigurimi i Shëndetit dhe Aksidenteve: Ky është sigurimi më i rëndësishëm.

Sigurimi privat i shëndetit ju mundëson të shkoni tek mjeku, në spitalet dhe klinikat më të mira brenda e jashtë vendit, sa herë keni shqetësime apo jeni sëmurë, të kryeni kontrolle rutinë etj.

Sigurimi nga Aksidentet është ideuar për t’ju mundësuar të ardhura shtesë në rast se ju dëmtoheni dhe jeni i pamundur për të punuar për një kohë të shkurtër apo edhe të gjatë.

Mësoni më shumë: www.sigal.com.al

 

Sigurimi i Shtëpisë – Nëse sapo jeni futur në shtëpinë e re apo keni investuar mundin e gjithë jetës aty ku po banoni tashmë, duhet të dini se sigurimi i shtëpisë është shumë i nevojshëm për të qenë të mbrojtur financiarisht në rast zjarri, tërmeti, përmbytje, vjedhje etj.

Mësoni më shumë: Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA

 

Sigurimi i Makinës – Çdo qytetar që posedon një automjet e ka të detyrueshëm pajisjen me Sigurimin TPL (Sigurimi i Përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta)

 

Por nëse keni vetëm këtë sigurim dhe në një aksident dëmtohet edhe makina juaj, atëherë ju nuk përfitoni asgjë.

Për të përfituar dëmshpërblim, ju duhet të keni sigurimin vullnetar KASKO, i cili mbulon të gjitha llojet e dëmeve që mund t’ju ndodhin.

Mësoni më shumë: www.sigal.com.al 

Sigurimi i Jetës – Sigurimi i Jetës është po aq i rëndësishëm sa sigurimet e tjera të renditura pak më lart, por shpeshherë ky lloj sigurimi neglizhohet.

Sigurimi i Jetës është ideuar me qëllim për ta bërë jetën tuaj, të bashkëshortes tuaj, të fëmijëve apo prindërve tuaj pak më të thjeshtë në rast të një fatkeqësie të kryefamiljarit/es.

Ky sigurim do të ndihmojë familjarët tuaj qoftë për përballimin e kostove për të vazhduar jetën normalisht më mbrapa.

Mësoni më shumë: www.sigallife.al 

 

Sigurimi Shëndet në Udhëtim – Njerëzit shpesh e konsiderojnë sigurimin Shëndet në Udhëtim thjeshtë si një procedure formale të detyrueshme, por harrojnë se ai është një element shumë i rëndësishëm i çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë pasi na kompension financiarisht në rast emergjence shëndetësore.

Mësoni më shumë: “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA/ Mbrojtja më e mirë me kompaninë lider në treg

 

Pensioni Privat – E keni menduar ndonjëherë se çfarë do të bëni kur të plakeni? Ku do ti gjeni të ardhurat për të blerë ato çfarë ju duhen, për të paguar faturat, për të blerë ilaçet etj?

E keni menduar se ku do ti gjeni të ardhurat për të bërë një jetesë normale?

Fëmijët kanë jetën e tyre dhe hallet e tyre dhe nuk mundet t’ju plotësojnë ju çdo nevojë.

Ndaj për të ruajtur të njëjtin standart jetese duhet të filloni të mendoni që në rini për të kursyer për pleqërinë. Depozitoni çdo muaj një shumë modeste pranë fondeve të pensioneve private dhe, krahas pensionit shtetëror, do të keni edhe një pension privat, shumë herë më të lartë se ai që ju jep shteti juaj.

Mësoni më shumë: SIGAL MAX Pension

Po kërkoni kompaninë e duhur për ti besuar këto siguracione kaq të rëndësishme?

SIGAL UNIQA Group Austria është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe inovacioneve.

Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi, pjesa kryesore e të cilave ofrohen edhe Online.

SIGAL UNIQA ka mbi 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe sot vazhdon të jetë emri më i besuar. Pse

  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • Rreth 1,5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi
  • Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”
  • Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë

LEXO EDHERaporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat