2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më...

E dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?

Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë të martës, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Gjithashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim.

Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14, pasi të hënën edhe dy persona, përfshirë një të pastre, vdiqën për shkak të rrëzimit të druve, thanë zyrtarët shtetërorë.

Parashikuesit e motit po ashtu paralajmëruar se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra që mund të arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërkaq disa zona mund të përballen me shira deri në 12.7 milimetra në orë.

LEXO EDHE: Rreziku i shtuar/ Fatkeqësitë natyrore zhvendosën 3.3 milionë amerikanë vitin e kaluar. Shqipëria në “rreth të kuq”

Shqipëria, një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet

Ndërkohë, sipas revistës “Nature”, Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet.

Ajo renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

LEXO EDHE86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat