6.5 C
Tirana
Monday, December 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreE dinit origjinën e pemës së Krishtlindjes?

E dinit origjinën e pemës së Krishtlindjes?

Tradita e mirëfilltë për zbukurimin ka lindur në Gjermani në vitet 1611

Krishtlindja është një nder festat më të rëndësishme dhe më të celebruara në botë.

Sipas vendeve dhe traditave të ndryshme, festimet nisin në më të shumtën e rasteve që në ditët e para të muajit Dhjetor.

Dhe Krishtlindjet në mënyrë të pandashme janë të lidhura me disa simbolika, ndër të cilat bredhi, dritat, skena e lindjes së Krishtit dhe kurora.

Por përtej anës religjioze, çfarë origjine ka bredhi, që shënon një ndër gëzimet më të mëdha që në fëmijërinë e kujtdo.

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ka origjinë mjaft të lashtë, dhe duket se është përdorur nga popujt e Evropës veriore gjatë paganizmit.

Fillimisht kjo traditë nuk kishte aspak lidhje me Krishtlindjet, por duke qenë bredhi një bimë gjithnjë e gjelbër, priftërinjtë keltë, e konsideronin simbol të jetës dhe e përdornin në shumë ritualë ceremoniale.

Edhe romakët kishin si traditë që ditën e parë të muajit Janar të dhuronin një degë të një peme gjithnjë të gjelbër si urim mbarësie. Nuk dihet me siguri sesi ky simbol pagan u fut edhe në shërbesat dhe ceremonitë fetare.

Por të Krishterët e kthyen në simbol të pemës së jetës, që rritej ne Kopshtin e Edenit sëbashku me pemën e së mirës dhe të keqes, ku flitet në Bibël, e sipas studiuesve, u zgjodh nga ta pikërisht edhe për formën trekëndore që personifikon Trinitetin e Shenjtë dhe Pavdekësinë.

Ndërsa tradita e mirëfilltë për zbukurimin ka lindur në Gjermani në nisje vitet 1611, ku sipas legjendës, Dukesha Di Brieg për Krishtlindje kishte zbukuruar Kështjellën dhe urdhëroi të pritej një bredh nga kopshti për ta vendosur pranë një dritareje në një cep te dukshëm.

Që këtu, prania e pemës së Krishtlindjes Brenda banesave u konsolidua në Austri, Zvicës, Francë, Britani, Itali dhe ne vendet e Lindjes së Evropës, ku që me herët simbolizonte formën më të lartë të dashurisë, atë të Shpirtrave Binjake.

Më pas, në nisje të shekullit XVII në disa vende të Evropës filluan të vihej dritë, me qirinj në degët e bredhit, që do të thotë Drita e Krishtit, dhe simbolizon Shpresën dhe Gëzimin deri kur, në shek. XIX gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria në Britani, u shfaq për herë të parë i pari bredh i ndriçuar.

Ishte përtej oqeanit, në SHBA, ku teknologjia këtë traditë e përktheu ndryshe, dhe në 1882 Edward Johnson realizoi Bredhin e parë të ndriçuar me elektricitet, me 80 llamba të kuqe, të bardha dhe blu.

E që këtu, është një histori që të gjithë njohim, një ritual i pandashëm i muajit Dhjetor, i dhuratave, i ngrohtësisë së familjes, i dashurisë, i gëzimit dhe festave.

LEXO EDHE: Krishtlindje në Korçë/ “Qyteti i Serenatave” më i preferuari në dimër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat