15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE dehur në timon, 26-vjeçarja merr para dy makina në Tiranë/ Ç'ndodh...

E dehur në timon, 26-vjeçarja merr para dy makina në Tiranë/ Ç’ndodh me Sigurimin TPL në të tilla raste?

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçare, e cila në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Anton Lufi”.

E reja me inicialet A.B, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

A i mbulon Sigurimi TPL dëmet që vijnë nga situata të tilla?

“Sigurimi i Detyrueshëm i automjetit” ose siç e njohim ndryshe TPL, është Sigurimi i Përgjegjësisë Civile të Pronarit/përdoruesit të automjetit karshi dëmeve të shkaktuara palëve të treta.

TPL mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM NUK MBULON TË SIGURUARIN?

TPL nuk mbulon dëmet kur drejtuesi nuk ka patentën e duhur për mjetin që po drejton.  P.sh, nëse me Patentë të Klasit B drejton një autobus. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të tretë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, është pa leje drejtimi (patentë), përdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Në rast të humbjes së të drejtave që rrjedhin nga kontrata TPL, siguruesi që ka paguar palën e dëmtuar ka të drejtën ligjore ti kërkojë shkaktarit (pronarit/drejtuesit përgjegjës) të gjithë vlerën e dëmshpërblimit të paguar.

Prandaj, bëni Kujdes! Mos e përdorni kurrë makinën nëse jeni në gjendje të dehur! Pasojat mund të jenë shkatërrimtare për financat tuaja dhe jo vetëm…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat