15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE-banking/ Veprimet gjatë 3-mujorit të parë u rritën me 19%

E-banking/ Veprimet gjatë 3-mujorit të parë u rritën me 19%

Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet internetit ose telefonit celular, u rritën përsëri me ritme të larta në tremujorin e parë të 2024-ës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar-mars, numri i transaksioneve në distancë arriti në pak më shumë se 2 milionë, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është pak më e lartë në vlerën e veprimeve të kryera, që arriti në 528.4 miliardë lekë, pothuajse 21% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, bankat tregtare në Shqipëri i ofrojnë të gjitha ofrojnë shërbimet e bankingut në distancë, çka nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave.

Tashmë, transaksionet nëpërmjet kanaleve dixhitale po dominojnë në mënyrë të qëndrueshme strukturën e trasnfertave të kreditit të kryera nëpërmjet sistemit bankar.

Për tremujorin e parë 2024, transfertat nga kanalet dixhitale përbënin 58% të numrit total të transfertave bankare, në rritje të mëtejshme nga pesha prej 57% që kishin vitin e kaluar.

Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave tashmë mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë më nevoja për të shkuar fizikisht në bankë.

Përjashtim, për momentin, bëjnë vetëm transfertat ndërkombëtare që në përgjithësi duhet të urdhërohen në formë letër, me praninë fizike të klientit.

Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat