0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy tërmete të fortë trondisin Greqinë dhe Italinë

Dy tërmete të fortë trondisin Greqinë dhe Italinë

Dy tërmete të fortë kanë tronditur dy vendet tona fqinjë duke u gdhirë dita e sotme. Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua në Greqi, në brigjet e Peloponezit, pranë Korintias pak pas mesnatës.

Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth 10 km. Tërmeti u ndje deri në Athinë.

Aktualisht nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

Një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 u regjistrua edhe në Itali. Sizmiologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se tërmeti ra në zonën e Palermos në orën 06:14 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte e vendosur në det, në brigjet Cefalù.

Tërmeti u ndje nga popullata veçanërisht në zonën Madonie, por edhe në kryeqytet shumë u zgjuan nga lëkundjet.

Pati shumë thirrje për zjarrfikës, por deri tani nuk është raportuar për dëme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat